Breshër në madhësinë e vezës, stuhi e fuqishme në Slloveni – pritet të godasë edhe Kroacinë

Evropë

Breshër në madhësinë e vezës, stuhi e fuqishme në Slloveni – pritet të godasë edhe Kroacinë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 20:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një stuhi e fortë, në disa vende me breshër dhe erëra të forta ka goditur disa pjesë të Sllovenisë.

Sipas mediave të huaja, atje është parë edhe breshër në madhësinë e një veze ndërkohë që stuhia së shpejti pritet të godet edhe Kroacinë fqinje.

Siç raportohet më tej, së pari, ajo do të mbulojë veriun e vendit, Kroacinë lindore dhe qendrore, dhe më pas do të lëvizë drejt Adriatikut verior dhe qendror dhe në jug të Kroacisë.

“Në pjesën më të madhe të Kroacisë do të ketë rritje graduale të vranësirave dhe do të ketë reshje shiu dhe bubullima sidomos pasdite dhe në mbrëmje”, paralajmëron Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik të martën, duke theksuar se mund të ketë reshje më të theksuara në disa vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat