“NATO me plane të reja mbrojtëse”, Stoltenberg: Lufta e Putinit krijoi tensione të reja në Rusi

Evropë

“NATO me plane të reja mbrojtëse”, Stoltenberg: Lufta e Putinit krijoi tensione të reja në Rusi

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 22:26
Jens Stoltenberg

Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se lufta e paligjshme e Putinit në Ukrainë ka krijuar tensione të reja në Rusi.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp kryeministrin e Shqipërisë, atë të Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe me presidentin rumun, polak e lituanez, Stoltenberg tregoi se kanë plane të reja mbrojtëse.

“Do të vëmë në jetë plane të reja mbrojtëse, me kapacitete të reja. Ne kemi rritur praninë tonë në krahun lindor. Ne i kemi dërguar mesazh të qartë Moskës dhe Minskut se NATO do të mbrojë secilin shtet anëtar. Nuk ka nevojë për keqkuptime, ne do të mbrojmë aleatët tonë”, tha Stoltenberg.

Sa i përket asaj se ku do të përfundojnë focat e grupit mercenar Wagner, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se është ende herët të thuhet.

“Është herët të flitet edhe për pasojat e Wagnerit, duke pasur parasysh se Prigrozhin ka ëvizur drejt Bjellorusisë. Por, ne do të sigurohemi të mbrojmë të gjitha vendet aleate, sidomos ato që janë fqinje me Bjellorusinë”, tha ai.

Po ashtu, Stoltenberg sonte tha se vendet aleate të NATO-s që të gjitha kanë shprehur përkrahjen dhe gatishmërinë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Derisa ka shtuar se nuk i takon Rusisë se kur do të ndodhë kjo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat