Stoltenberg: Jemi të gatshëm të mbrohemi nga çdo kërcënim i Wagnerit

Evropë

Stoltenberg: Jemi të gatshëm të mbrohemi nga çdo kërcënim i Wagnerit

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 08:29
Jens Stoltenberg

Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike është e gatshme të mbrohet nga çdo kërcënim që vjen nga forcat mercenare ruse Wagner.

Këto deklarime ai i bëri gjatë një takimi me presidentin e Lituanisë Gitanas Nauseda.

Me këtë rast kreu i shtetiu lituanez deklaroi se në forcat e Wagnerit vendosen në Bjellorusi, të gjitha shtetet fqinje përballen me një rrezik të madh të destabilizimit.

U raportua se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, kishte mbërritur në Bjellorusi të martën sipas një marrëveshjeje të negociuar nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.

Ky i fundit arriti të shtunën t’i pengoi mercenarët të marshonin drejt Moskës, pasi ushtria private u rebelua kundër liderëve ushtarakë të Rusisë, shkruan Al-Jazeera.

Derisa presidenti i Polonisë Andrzej Duda, tha se shpreson se kërcënimi i paraqitur nga Wagner do të ishte në rendin e ditës në një samit të 31 anëtarëve të NATO-s në Vilnius, Lituani, më 11-12 korrik.

“Kjo është vërtet serioze dhe shumë shqetësuese, dhe ne duhet të marrim vendime shumë të forta. Kërkon një përgjigje shumë, shumë të ashpër të NATO-s”, tha Duda.

Kreu i Aleancës Veriatlantike tha se është shumë herët për të thënë se çfarë mund të thotë prania e Wagnerit në Bjellorusi për aleatët e NATO-s, por se aleanca ushtarake do të mbronte “çdo aleat, çdo centimetër të territorit të NATO-s” kundër kërcënimeve ose nga “Moska ose Minsku”.

“Ne kemi rritur tashmë praninë tonë ushtarake në pjesën lindore të aleancës dhe do të marrim vendime të mëtejshme për të forcuar më tej mbrojtjen tonë kolektive me më shumë forca të gatishmërisë së lartë dhe më shumë aftësi në samitin e ardhshëm”, tha Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat