Tetë të vdekur nga sulmi rus me raketa në qendrën e Kramatorskut të Ukrainës

Evropë

Tetë të vdekur nga sulmi rus me raketa në qendrën e Kramatorskut të Ukrainës

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 09:12
Pamje nga lufta në Ukrainë

Tetë persona janë vrarë, duke përfshirë tre fëmijë, nga një sulm me raketa ruse që goditën qendrën e Kramatorskut në Ukrainën lindore.

Një restorant dhe një zonë tregtare u goditën në sulmin e së martës në qytet, që është nën kontrollin e Ukrainës, por afër pjesëve të okupuara nga Rusia.

Si rrjedhojë, ekipet e shpëtimit janë mobilizuar për të filluar kërkimin e njerëzve në rrënoja.

Të paktën 56 persona të tjerë pësuan lëndime nga sulmi, sipas shërbimeve emergjente të Ukrainës.

Një dëshmitar okular i tha BBC-s se pa “njerëz të vdekur, njerëz që bërtisnin, njerëz që qanin, kaos të madh”.

Një vajzë 17-vjeçare u raportua se ishte në mesin e atyre që u vranë në sulmi, i cili ndodhi rreth orës 19:30 me orë lokale.

Në epiqendrën e shpërthimit kishte edhe ndërtesa banimi, thanë zyrtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat