Polonia i trembet një sulmi të papritur rus

Evropë

Polonia i trembet një sulmi të papritur rus

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 11:33
Pamje nga Polonia

Në sfondin e një përpjekjeje rebelimi në Rusi, vendi fqinj, Polonia nuk përjashton mundësinë e një përshkallëzimi të tensioneve në kufirin me Bjellorusinë.

Kështu ka thënë komisioneri i qeverisë polake për sigurinë e hapësirës së informacionit, zëdhënësi i ministrit koordinator për shërbimet speciale, Stanislaw Zaryn.

Sipas tij, ngjarjet e 24 qershorit në Rusi nuk ishin një përpjekje për ndryshimin e pushtetit. Zaryn shtoi se bëhet fjalë për rivalitetin e fraksioneve, që mbretërojnë mbi Rusinë. “Kemi të bëjmë me disa konflikte ndërmjet grupeve të ndryshme të përfshira në operacionet ushtarake kundër Ukrainës."

Ai shprehu gjithashtu mendimin se zhvillimet e fundit në Rusi mund të rezultojnë në fakt një fushatë dezinformimi që synon të fshehë qëllimet reale që synojnë Perëndimin.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, Polonia ka jetuar me pasojat: 8 milionë ukrainas kanë kaluar kufirin në territorin polak që nga shkurti i kaluar dhe pjesa më e madhe e ndihmës së NATO-s është dërguar përmes Polonisë, e cila ndan një gjatësi prej 535 kilometrash kufi me Ukrainën.

Me perspektivën e një ofensive të re ruse në Ukrainë në mendjen e të gjithëve, Polonia po vepron sikur po përgatitet për luftë reale, ndonëse nuk ka patur asnjë sinjal të drejtpërdrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat