SHBA-ja dërgon edhe 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë

Evropë

SHBA-ja dërgon edhe 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 14:04
Ukraine

Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re ushtarake, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi Pentagoni.

Paketa përmban automjete tokësore, përfshirë automjete luftarake Bradley dhe transportues të blinduar të personelit Stryker.

Qëllimi është të mbështetet Ukraina në kundërofensivën e saj dhe të forcohet mbrojtja e saj ajrore, tha Pentagoni, shkruan REL.

Në deklaratën e tij thuhet, mes tjerash, se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për t’i ofruar Ukrainës kapacitete, për të përmbushur nevojat e saj të menjëhershme në fushëbetejë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat