Mediet serbe “gozhdojnë” Ponoshin, vetëm se i kërkoi perëndimit të ndërrohet Vuçiqin

Evropë

Mediet serbe “gozhdojnë” Ponoshin, vetëm se i kërkoi perëndimit të ndërrohet Vuçiqin

Nga: F. B. Më: 10 korrik 2023 Në ora: 13:42
Zdravko Ponosh

Mediet pro-qeveritare serbe kanë “gozhduar” ish gjeneralin e ushtrisë Zdravko Ponosh, duke e quajtur kandidat të dështuar, gjeneral me pasaportë kroate, tash në opozitë, pasi ai ka kërkuar ndihmë nga perëndimi që të ndërrohet presidenti i Serbisë Vuçiç, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Ky medium shkruan se Ponosh duke qenë mysafir i televizioneve opozitare apo manjate si i quajnë ato dhe që në zgjedhje mori 4 herë më pak vota se Vuçiç, propozon që në postin e presidentit të vij me ndihmën nga jashtë.

“Ky regjim nuk do lëshojë pe nga presionet e brendshme të këtij lloji si deri tash, regjimi jo demokratik lëshon pe vetë para presioneve nga jashtë dhe për këtë shkak presioni duhet të ngritët në nivel më të lartë” tha Ponosh.

Ponosh ka komentuar edhe rrjedhën e deritashme të protestave të cilat me moto për luftë kundër dhunës me javë po organizohen në Serbi, duke i cilësuar shumë të dobëta për rrëzim të këtij regjimi.

Sipas tij protestat jan[ shndërruar në “bukë edhe gjalpë”, duke pranuar se ajo që iu është e qartë të gjithëve që përcjellin skenën politike në Serbi se protestat e opozitës janë thuajse para shuarjes dhe kanë pësuar fiasko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat