Trazirat në Francë/ Bëri thirrje për vrasjen e një oficeri policie, 19-vjeçari dënohet me një vit burg

Evropë

Trazirat në Francë/ Bëri thirrje për vrasjen e një oficeri policie, 19-vjeçari dënohet me një vit burg

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 08:48
Francë

Një 19- vjeçar u dënua të hënën nga drejtësia franceze me dy vjet burg, një prej të cilëve u pezullua, për shkak të postimeve të tij në Tëitter në të cilat ai bëri thirrje për vrasjen e një oficeri policie të cilin ai e quajti – gabimisht, si autori i të shtënave që i mori jetën 17- vjeçarit Nael, vdekja e të cilit gjatë një kontrolli në Nanterre më 27 qershor shkaktoi trazira në të gjithë Francën.

Më 28 dhe 29 qershor, Corentin S ka postuar në Tëitter një foto të një polici, duke pretenduar se ai ishte autori dhe duke premtuar shpërblime të ndryshme: 550 euro nëse dikush ia priste dorën, 1200 euro nëse i prisnin të dyja, 2000 euro nëse e vrisnin.

I riu, i cili u arrestua të enjten, postoi gjithashtu mesazhe duke bërë thirrje për një sulm në një qendër tregtare në periferi të Parisit, Creteil.

Qendra tregtare u bë një objektiv për rebelët më 30 qershor , duke i detyruar autoritetet të evakuojnë me nxitim ata që ndodheshin brenda. Policia arrestoi 21 persona.

Gjatë seancës dëgjimore në Creteil, Corentin S. shprehu pendim, theksoi se mendonte se duhej të ndryshonte.

E njoh dëmin që kam shkaktuar, është e vërtetë që e kam tepruar”, tha ai para gjykatës, duke shtuar se qëllimi i tij me postimet ishte të fitonte para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat