E rëndë, 25-vjeçarja goditet me thikë nga i dashuri dhe lihet e plagosur në mes të rrugës

Evropë

E rëndë, 25-vjeçarja goditet me thikë nga i dashuri dhe lihet e plagosur në mes të rrugës

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Një vajzë u gjet e plagosur me thikë në mes të rrugës në Patra të Greqisë, e cila është dërguar në spital për mjekim.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçare, e cila u godit me thikë nga partneri i saj.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Sakaq mësohet se i dashuri i saj ka qenë i dehur kur e ka qëlluar atë me thikë.

Policia greke është vënë në kërkim të tij ndërsa e reja mësohohet se tashmë është në gjendje të stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat