Mori lejen për të djegur Torën dhe Biblën në Stokholm, myslimani zgjodhi të mos përdhoste librat e shenjtë

Evropë

Mori lejen për të djegur Torën dhe Biblën në Stokholm, myslimani zgjodhi të mos përdhoste librat e shenjtë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 17:27
Ahmad Alloush

Një burrë që pritej të digjte Torën dhe Biblën jashtë ambasadës izraelite, ka braktisur planin dhe ka mbajtur një demonstratë kundër përdhosjes së librave të shenjtë.

Sipas mediave të huaja, Ahmad Alloush, 32 vjeç, nxori një çakmak nga çanta e tij dhe e hodhi në tokë në kryeqytetin suedez të shtunën, duke thënë se ai kurrë nuk kishte ndërmend të digjte libra të shenjtë.

Më pas ai nxori një Kuran dhe kritikoi incidentet e mëparshme ku u dogjën kopje të librit të shenjtë islamik në Suedi.

“Nëse doni të kritikoni Islamin, kjo është në rregull”, tha ai. Por djegia e Kuranit “nuk është liri e shprehjes”, vazhdoi ai, duke kaluar nga suedishtja në anglisht; është “një veprim”.

Lexo po ashtuReagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë

Gjykatat suedeze kanë lejuar më parë djegiet pasi ato mbronin me kushtetutë të drejtën e lirisë së tubimit, shprehjes dhe demonstrimit.

“Kjo është një përgjigje ndaj atyre që dogjën Kuranin – liria e fjalës ka kufijtë e saj”, tha Alloush.

Ai kurrë nuk mund të digjte një libër të shenjtë, ai tha vazhdimisht në arabisht dhe suedisht; ai thjesht donte të demonstronte kundër djegies së Kuranit.

“I zemërova njerëzit,” pranoi ai kur u pyet për reagimin ndaj lajmit se dikush planifikonte të digjte Torën dhe Biblën në Stokholm. “Ata mund të jenë të lumtur tani”, tha ai.

Alloush tha se ai ishte me origjinë nga Siria, por kishte jetuar në Suedi për tetë vjet dhe ishte i vendosur në komunën jugperëndimore Borås.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat