E pazakontë, ujërat me akull vërshojnë rrugëve të qytetit italian pas stuhisë së fortë

Evropë

E pazakontë, ujërat me akull vërshojnë rrugëve të qytetit italian pas stuhisë së fortë

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa pamje të cilat po qarkullojnë gjerësisht në mediet sociale tregojnë ujërat me akuj që vërshonin nëpër rrugët e Seregno-s të Italisë, në veri të Milanos.

Kjo erdhi pas një stuhie të fortë breshëri të premten që mbizotëroi në Itali.

Nga ajo çfarë mund të shihet në këto pamje, janë copëza të bardha akulli në formë rrethore që vërshonin rrugëve të qytetit italian.

 

Përveç Italisë edhe vende të tjera në Evropë janë përballur javëve të fundit me vërshime dhe stuhi të fuqishme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat