Kuajt vrapojnë për t’i shpëtuar zjarrit në Rodos

Evropë

Kuajt vrapojnë për t’i shpëtuar zjarrit në Rodos

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Ishulli grek, Rodos po përjeton orë dramatike pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit ndërsa njerëzit janë evakuuar nga plazhet e zonave Kiotari dhe Lardo, raportojnë mediat vendase.

Pamjet që vijnë nga Rodosi janë tronditëse, si ato me pesë kuaj që vrapojnë nëpër rrugët e ishullit për t’u shpëtuar flakëve të zjarrit.

Më herët gjatë ditës së sotme u kërkua evakuimi i zonave Asklipieio dhe Kiotari në Rodos. Autoritetet vendase konfirmuan se disa persona kishin pasur probleme të lehta respiratore.

Ndërkohë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka shkuar në Zyrën e Koordinimit të Zjarrfikësve për zjarrin në Rodos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat