Zgjedhjet në Spanjë, Blloku i djathtë drejt fitores

Evropë

Zgjedhjet në Spanjë, Blloku i djathtë drejt fitores

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Qytetarët spanjollë, në temperatura ekstreme, kanë hedhur votën që nga mëngjesi, duke vendosur për të ardhmen e vendit në zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat përballen dy rryma të kundërta për të ardhmen politike atje.

Spanja me mbi 36 milionë banorë me të drejtë vote, sot vendosi për lidershipin e saj të ri. Në mbi 56% të votave të numëruara deri më tani, po vazhdon garë e ngushtë mes konservatorëve dhe socialistëve. Për herë të parë, Partia Popullore e qendrës së djathtë ka marrë 131 ulëse, duke krijuar epërsinë, qoftë edhe për një ulëse më shumë se socialistët në parlamentin prej 350-sosh. Ndërsa Vox i ekstremit të djathtë deri më tani ka fituar 31 ulëse, si dhe aleanca e majtë Sumar me 30-sosh.

Këto zgjedhje ballafaquan të djathtën në krye me konservatorin Alberto Nunez Feijoo me kryeministrin e deritanishëm socialist Pedro Sanchez, i cili udhëhoqi Spanjën për pesë vjet, duke qenë edhe kryeministri i parë spanjoll me një anglishte të përkryer. Zgjedhjet e 23 korrikut po i japin kahe fitores së krahut të djathtë, mirëpo të njëjtës do t’i duhet një koalicion për të formuar qeverinë.

Feijoo, tanimë, ka sinjalizuar se ne këtë rast konservatorët do të hyjnë në koalicion me partitë ultra djathtiste- duke rrezikuar,kështu, të ndryshojnë ashpër rrjedhën e politikës spanjolle.

Një koalicion i tillë do ta kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë, qëkur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70-ta, pas sundimit gati 40-vjeçarë të diktatorit Francisco Franco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat