Lufta me zjarret, kryeministri grek: Ditë të rënda kemi përpara

Evropë

Lufta me zjarret, kryeministri grek: Ditë të rënda kemi përpara

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 15:30
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë nga parlamenti lidhur me betejën e tyre me zjarre, se ditët në vijim mund të jenë më të vështira.

“Ditët e rëna I kemi përpara”, është shprehur ai, duke thënë se parashikimet thonë se në Rodos mund të ketë rënie, por që në javët e mbetura “ne të gjithë duhet të jemi në alarm konstant”.

Ai ka thënë se në Rodos në ditët e dytë ka pasë shenja zbutjeje, por që më vonë një zonë e madhe është përfshirë nga flakët.

Mitsotakis ka treguar se janë 15 aeroplanë të cilët janë duke operuar për shuarjen e zjarreve.

Në Rodos, ka treguar ai, se si pasojë e zjarri janë prekur afër 10 përqind e turistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat