Pamjet/ Tornado shkatërruese në Zvicër, një i vdekur dhe disa të plagosur

Evropë

Pamjet/ Tornado shkatërruese në Zvicër, një i vdekur dhe disa të plagosur

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 17:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në La Chaux-de-Fonds, në veriperëndim të Zvicrës, pasi një stuhi e fortë goditi zonën dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Burri që u vra u shtyp nga një vinç në zonën e stacionit të trenit, tha policia e kantonit Nechatel.

Stuhia nuk zgjati shumë, por fryrjet e forta të erës shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Sipas shërbimit meteorologjik të Zvicrës, ishte një tornado e kombinuar me një stuhi të masës ajrore që u krijua përgjatë vargmalit malor Jura dhe goditi La Chaux-de-Fonds, afër kufirit francez.

“Një erë prej 217 km/h u regjistrua në aeroportin La Chaux-de-Fonds këtë mëngjes”, tha MétéoSuisse në Twitter.

Operacioni i shpëtimit dhe heqjes së mbeturinave vazhdon. Policia u bëri thirrje banorëve të kenë kujdes të shtuar pasi rrezikohen nga rënia e pemëve apo çative. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se një stuhi tjetër pritet në Nechatelle dhe veçanërisht në La Chaux-de-Fonds dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të shmangin daljen jashtë.

Automjetet u shkatërruan plotësisht, çatitë u hoqën nga shtëpitë dhe pemët u shkulën. Për shkak të motit të keq, në zonë ka probleme edhe me linjat e trenave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat