Gjermani: Gjithnjë e më shumë refugjatë të 2015-s të punësuar, sa paguheshin në fillim e sa tash

Evropë

Gjermani: Gjithnjë e më shumë refugjatë të 2015-s të punësuar, sa paguheshin në fillim e sa tash

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e refugjatëve të ardhur në vitin 2015 në Gjermani është e punësuar, sipas një studimi të Institutit Gjerman për Tregun e Punës dhe Profesionin.

Në një studim të fundit të Institutit për Tregun e Punës dhe Profesionin me qendër në Nuremberg, IAB më shumë se gjysma e refugjatëve që kanë ardhur në Gjermani në vitin 2015 është ndërkohë në marrëdhënie pune. Sipas analizës kjo nënkupton 10% më shumë se në vitin 2020. Shumica e refugjatëve të vitit 2015 punon në orar të plotë, thuhet në studim.

Paga mesatare mujore e tyre nga 1.660 euro në dy vitet e para pas ardhjes është rritur në 2.037 euro mesatarisht në vitin e gjashtë të qëndrimit në Gjermani. Në këtë drejtim studimi vëren se integrimi i grave në tregun e punës ecën shumë më ngadalë përpara se ai i meshkujve. Këta përbëjnë 23% të refugjatëve të punësuar./DW

Nga të dhënat, del së gjithnjë e më shumë njerëz të ardhur si refugjatë po punojnë në punë të kualifikuara: Rreth një e treta që nga ardhja në Gjermani ka qenë në shkollime të ndryshme dhe është regjistruar në shkollë të lartë. Më pak se dy të tretat punojnë në një punë për të cilën nevojitet një shkollim profesional ose studimi. Megjithatë 41% e refugjatëve janë të punësuar nën nivelin e kualifikimeve apo punëve që kanë kryer para largimit nga vendlindja.

Analizat e IBA lidhen me të dhënat e vitit 2021. Bazë të dhënash është sipas IBA, pyetësori i informacionit të Zyrës Federale të Migracionit (IAB-Bamf-SOEP). Kjo bazë të dhënash zhvillohet nga Zyra Federale për Migracionin e Refugjatët dhe paneli socio-ekonomk i Institutit Gjerman për Studime Ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat