Ministri grek i Mbrojtjes merr vendimin e papritur

Evropë

Ministri grek i Mbrojtjes merr vendimin e papritur

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:40
Ministri i Mbrojtjtes i Greqisë, Notis Mitarachi

Ministri i Mbrojtjtes i Greqisë, Notis Mitarachi i ka dorëzuar dorëheqjen nga ky post, kryeminsitrit grek, Kyriakos Mitsotakis këtë të premte.

Në njoftimin e dorëheqjes, thuhet se Mitarachi ka hequr dorë nga posti për arsye personale, shkruan Protothema.

Por media greke thotë se Mitarachi u zbulua se ishte me pushime në Patmos teksa Greqia përballet me situatën e vështirë të zjarreve dhe kjo mund të ketë sjellë veprimin e tij.

Njoftimi për dorëheqjen e Mitarakis

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Miarachi, i ka dorëzuar kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dorëheqjen për arsye personale, e cila është pranuar. Zëvendësministri aktual i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve, Yiannis Oikonomou, emërohet ministër i Mbrojtjes së Qytetarëve.

Emërohet zëvendësministër i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve, me përgjegjësi për çështjet e sportit, deputeti i Cikladeve, Janis Vroutsis.

Betimi i ministrave të rinj para Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou, do të bëhet sot, në orën 19:00, në Pallatin Presidencial .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat