Tjetër luftë në horizont? Polonia konfirmon provokimin bjellorus

Evropë

Tjetër luftë në horizont? Polonia konfirmon provokimin bjellorus

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Ministria polake e Mbrojtjes konfirmoi se më 1 gusht në zonën Bialowieza në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, dy helikopterët bjellorusë shkelën hapësirën ajrore polake, raportojnë mediat e huaja.

“Kalimi kufitar u zhvillua në afërsi të qytetit të Belovezha në një lartësi shumë të ulët, gjë që e vështirësoi zbulimin e tij me sisteme radari”,- shpjegoi Ministria.

Në përgjigje të incidentit Ministri polak i Mbrojtjes Kombëtare, urdhëroi një rritje të numrit të ushtarëve në kufi.

Ai urdhëroi vendosjen e forcave dhe pajisjeve shtesë, veçanërisht helikopterëve luftarakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat