Hendrik Weber është përjashtua nga partia ROdt, por në mediat ruse përmendet si një politikan norvegjez!

Evropë

Hendrik Weber është përjashtua nga partia ROdt, por në mediat ruse përmendet si një politikan norvegjez!

Nga: H.Rafuna Më: 2 gusht 2023 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Mbështetja për Ukrainën është e fortë në Norvegji dhe dënimi i luftës së agresionit të Rusisë po aq. Por ka një grup njerëzish që flasin për Moskën dhe që me dëshirë shfaqen në mediat ruse.

Këto ditë, një shoqërues norvegjez i udhëtimit është në gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia. Sipas informacioneve që ka Nettavisen, (partia udhëtuese)  përbëhet nga norvegjezi-gjermani Hendrik Weber, gruaja e tij Janne Kaland Drevassbukt, psikologu në pension Knut Erik Lindtner dhe Bjørn Ditlef Nistad.
Ky i fundit ka një doktoraturë në historinë e ideve ruse, por sipas deklaratës së tij është i "shtrydhur" nga Universiteti i Oslos, sepse ai ka një "pozicion pro-rus" dhe beson se "Putini është një djalë i mirë dhe një politikan i pëlqyeshëm”.

Nettavisen ka bërë disa përpjekje për të kontaktuar me (Weber, Nistad, Lindtner dhe Drevassbukt) në rrjete të ndryshme sociale, por askush nuk n’a është përgjigjur.
Si Nistad ashtu edhe Weber janë YouTuber të zellshëm dhe postojnë rregullisht video ku diskutojnë luftën në Ukrainë….)

“Është shumë e dhimbshme të shikosh, por besoj se ishte një veprim i domosdoshëm. Rusia duhej të vepronte. Si për të mbrojtur popullsinë civile në Donbas ashtu edhe për arsye realpolitike, tha në atë kohë Nistad”!

Në një postim në profilin e tij në Facebook më 20 korrik të këtij viti, Nistad shkroi se do të udhëtojë në Donbas dhe "zona të tjera të çliruara në ish-Ukrainë".
Tani është e qartë se ai është për një vizitë në gadishullin Krimesë!

Nistad, Weber, Drevassbukt dhe Lindtner u shfaqën të martën në mbrëmje në disa foto, së bashku me guvernatorin e emëruar nga Rusia në Krime. Përveç kësaj, në foto është edhe një grua, identitetin e së cilës Nettavisen nuk e di. Ajo ulet midis Nistad dhe Weber, më afër flamurit rus në sfond. Në një transmetim televiziv në Ria's, ajo vepron si përkthyese për Weber….)

Hendrik Weber përmendet si një politikan norvegjez, kreu i organizatës publike "Norsk Folkediplomati" dhe kreu i "Miqve Norvegjezë të Krimesë". Kjo e fundit është një organizatë për të cilën Nettavisen nuk mund të gjejë më shumë informacion.

Asnjë nga organizatat nuk ka lidhje me autoritetet norvegjeze.

Ne jemi kritikë për këtë lloj vizite sepse mund të ndihmojë në justifikimin e fuqisë pushtuese ruse!!

Nga norvegjishtja, H.Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat