Ukraina s’do të përfundojë si Siria, Zelensky i bindur: Ja çfarë pritet të ndodhë me Putinin brenda 10 vitesh

Evropë

Ukraina s’do të përfundojë si Siria, Zelensky i bindur: Ja çfarë pritet të ndodhë me Putinin brenda 10 vitesh

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:32
Volodymyr Zelensky

“Vladimir Putin nuk do të mbijetojë në 10 vitet e ardhshme”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për televizionin brazilian TV Globo. Zelensky hodhi poshtë mundësinë që lufta në Ukrainë, si ajo në Siri, të zgjasë 30 vjet. “Ai nuk mundet. Putini nuk do të jetojë kaq gjatë. Krahasoni Sirinë dhe Ukrainën. Ai nuk luftoi në Siri me ritmin që po na lufton ne. Kjo është arsyeja pse ai nuk do të mbijetojë 30 vjet. Ai nuk do të ekzistojë, ai do të vdesë”, tha presidenti ukrainas dhe parashikoi se Putini i dobësuar, i cili do të mbushë 71 vjeç më 7 tetor, s’do të jetojë deri në 80 vjeç. Zelensky tha se ushtarët rusë e dinë "thellë-thellë" se nuk mund ta mposhtin Ukrainën dhe se plani i Putinit për ta nënshtruar atë do të dështojë.

“Gjithçka që ata tregojnë në fushën e betejës tregon se Rusia nuk është e aftë të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe të na shkatërrojë”, shtoi presidenti ukrainas. "Në fillim, ata ishin në gjendje ta bënin këtë. Ata menduan se do ta bënin. Por ne u bëmë më të fortë se ata," pohoi Zelensky. Ukrainasi tha se ai dhe brezi i tij do t'i rezistojnë të gjitha përpjekjeve të Rusisë për të mposhtur vendin e tyre. “Për sa kohë që jemi gjallë, nuk do t'i lejojmë ata të bëhen aq të fortë sa ishin”, tha Volodymyr Zelensky.

Sakaq, lideri ukrainas pritet të marrë pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet më 5 shtator dhe të prezantojë atje për "formulën e tij për paqe" në vendin e tij.

Plani i gjerë i paqes i Volodymyr Zelensky përmban dhjetë pika, ndër të cilat janë rivendosja e territorit të Ukrainës, tërheqja e trupave ruse nga i gjithë vendi dhe një gjykatë speciale për ndjekjen penale të krimeve të luftës ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat