Protestë në kulmin e shtëpisë së kryeministrit britanik, Rishi Sunak

Evropë

Protestë në kulmin e shtëpisë së kryeministrit britanik, Rishi Sunak

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grup aktivistësh të “Greenpeace” mbajtën të enjten një qëndrim kundër mbështetjes së kryeministrit britanik, Rishi Sunak për një rritje të konsiderueshme të shpimeve të naftës dhe gazit në Detin e Veriut, duke organizuar një protestë në shtëpinë e tij.

Demonstruesit u ngjitën në kulmin e shtëpisë prej 2 milionë funtesh (2.5 milionë dollarë) të kryeministrit në Yorkshire dhe e mbuluan atë me një "pëlhurë të zezë vaji" të madhe, që përfshin rreth 200 metra katrorë.

Dy aktivistë të tjerë në terren shpalosën një baner me mesazhin "Rishi Sunak - fitimet e naftës apo e ardhmja jonë?", sipas një fotografie të shpërndarë nga “Greenpeace” në X, i njohur më parë si Twitter.

Sunak nuk ishte i pranishëm në rezidencë pasi ai u nis për një pushim familjar në SHBA të enjten dhe ai parashikohet të jetë jashtë shtetit për rreth 10 ditë, shkruan AA.

Numri 10 ka deklaruar se Sunak synon të maksimizojë nxjerrjen e naftës dhe gazit nga Deti i Veriut, duke shpalosur një politikë për dhënien e mbi 100 licencave të reja shpimi.

Kjo qasje, e përshkruar si "duke maksimizuar", ka shkakruar kritika nga organizatat mjedisore, të cilat argumentojnë se ajo do të minojë detyrimet klimatike të Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat