E quajti fashiste dhe raciste, në mes të koncertit, Meloni merr vendimin urgjent ndaj këngëtarit të rock-ut

Evropë

E quajti fashiste dhe raciste, në mes të koncertit, Meloni merr vendimin urgjent ndaj këngëtarit të rock-ut

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:53
Georgia Meloni

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër këngëtarit të grupit Placebo, Brian Molko, pasi ky i fundit e quajti kryeministren Meloni “fashiste” dhe “raciste”, gjatë një koncerti në Torino.

Gjatë performancës, Molko ka kritikuar e ofenduar zyrtaren italiane, madje duke përdorur gjuhë fyese, duke e cilësuar atë si “një copë m**i”.

Pavarësisht kërkesës së Molkos drejtuar publikut për të mos regjistruar deklaratat e tij, një video e këngëtarit qarkulloi masivisht në internet dhe u bë virale.

Si rezultat i gjithë situatës së krijuar, prokurorët e qytetit të Torinos nisën një hetim ndaj këngëtarit britanik vetëm një javë pas koncertit. Sipas kodit penal të Italisë, individët që shpifin publikisht kundër qeverisë, parlamentit ose ushtrisë mund të ndëshkohen me gjobë deri në 5 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat