Stuhia në Slloveni preku dy të tretat e vendit, dëmi mund të shkojë në 500 milionë euro

Evropë

Stuhia në Slloveni preku dy të tretat e vendit, dëmi mund të shkojë në 500 milionë euro

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:18
Stuhia në Slloveni

Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob tha se stuhia që goditi vendin një ditë më parë – fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e Sllovenisë – preku dy të tretat e vendit dhe se dëmi ndoshta do të kalojë 500 milionë euro, raporton STA.

Përpjekjet për ta kthyer jetën në normalitet do të jenë të mëdha, tha Golob pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Më së shumti janë dëmtuar infrastruktura rrugore dhe energjetike dhe ndërtesat e banimit, shkruan agjencia sllovene.

Kryeministri slloven tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për momentin nuk është e nevojshme sepse, sipas tij, Sllovenia ka një nga sistemet më të mira të mbrojtjes në Evropë dhe po funksionon edhe sistemi i mbrojtjes civile.

Stuhitë dhe reshjet rekord që goditën Slloveninë të premten morën të paktën tre jetë njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat