Putin më i rrezikuar se Zelensky, zbulohen planet për të eleminuar presidentin rus, ja si do të kryhej sulmi fatal

Evropë

Putin më i rrezikuar se Zelensky, zbulohen planet për të eleminuar presidentin rus, ja si do të kryhej sulmi fatal

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:16
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Ukraina thuhet se po përgatitet për mundësinë që rusët të vrasin liderin e tyre Volodymyr Zelensky. Madje, propaganda ruse ka bërë punën e vet, duke përhapur thashetheme se do të ishin amerikanët ata që do ta hiqnin qafe. Por, mesa duket, jo vetëm Zelensky por edhe presidenti rus Vladimir Putin është gjithashtu në rrezik.

Faqja e internetit “Politico”, kujton se presidenti ukrainas, kishte thënë se ky nuk ishte shqetësimi i tij. Për shkak të kërcënimit për jetën, vizitat jashtë vendit të presidentit ukrainas janë planifikuar të jenë sekrete.

Patjetër, ndikon reputacioni i keq i rusëve, kur vjen puna tek vrasjet makabre të “armiqve”. Ka pa dyshim një listë të gjatë rastesh, që nga ai i Alexander Litvinenko, një oficer i inteligjencës ruse, i cili pasi dezertoi në Mbretërinë e Bashkuar u helmua në vitin 2006 me polonium; tek helmimi i dështuar me “noviçok” në vitin 2018 të Sergei Skripal  një “agjent i dyfishtë” britanik.

Megjithë hezitimin për ta trajtuar çështjen publikisht, ekziston një plan, dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken praktikisht e ka konfirmuar atë. Por edhe Putin rrezikon.

Për shembull, “Bild” zbuloi se inteligjenca ukrainase do të përpiqej ta vriste atë me një dron shpërthyes UJ më 22-23 prill, kur ai duhej të vizitonte parkun industrial Rudnevo pranë Moskës, duke shtuar se bombardimi ishte "mbajtur sekret nga autoritetet ruse madje.

Nga ana tjetër, më 3 maj ishte qeveria ruse ajo që akuzoi Ukrainën se kishte sulmuar Kremlinin me dronë gjatë natës në përpjekje për të vrarë presidentin. Dhe më 30 qershor, doli lajmi se Shërbimi Federal Mbrojtës Rus kishte gjetur eksploziv në një maune nën një urë në kryeqytet ku Putini duhej të kalonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat