Anija e tyre rrezikoi të përmbytet, operacion shpëtimi për 50 persona

Evropë

Anija e tyre rrezikoi të përmbytet, operacion shpëtimi për 50 persona

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Dhjetëra emigrant janë shpëtuar në një operacion shpëtimi të zhvilluar nga roja bregdetare greke në ishullin Falconera, në Myrtos Pelagos në Egjeun Jugor.

Mediat vendase shkruajnë se operacioni i shpëtimit po zhvillohet për shpëtimin e 50 personave të cilët rrezikonin mbytjen në det.

Rojet bregdetare u njoftuan për imobilizimin e anijes, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar skafet e saj dhe varkat e tjera që kalonin nga Miloshi.

Në vendngjarje, një helikopter i rojes bregdetare tashmë po fluturon për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit për të mbyturit, disa prej të cilëve arritën të notojnë në breg. Pjesa tjetër janë në anije në pritje të anijeve të Rojës Bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat