Momenti dramatik, uji rrëmben shtëpinë dhe e përplas me urën në Norvegji

Evropë

Momenti dramatik, uji rrëmben shtëpinë dhe e përplas me urën në Norvegji

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesë të Norvegjisë po përballen me përmbytje të përshkruara si apokaliptike në mediat e huaja.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur uji rrëmben një shtëpi dhe e përplas me një urë në lumin Hemsilar. Njerëzit nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të shohin të pafuqishëm sesi ujërat e pandalshëm merrnin me vete edhe makina në qytetin e Hemsedalin, duke gllabëruar çdo gjë në rrugën e tyre.

Stuhia Hans solli reshje të rrëmbyera në vendin nordik, si dhe përmbytje masive që paralizuan trafikun e detyruan me mijëra vetë të shpërngulen nga shtëpitë e tyre. Në lindje të Norvegjisë, nga shirat e dendur u shemb pjesërisht diga mbi lumin Glomma.

Kryeministri Jonas Gahr Støre pohoi se situate është larg qetësimit, dhe se vendi duhet të përgatitet për të tjerë përmbytje në ditët në vijim, veçanërisht në zonat e ulëta pranë bregdetit. Sipas tij, “2-3 ditët e ardhshme do të jenë kritike dhe autoritetet do të angazhohen të monitorojnë situatën 24 orë në ditë”.

Një numër i madh njerëzish ndërkohë vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike në rajonet jugore pasi stuhia Hans, goditi pjesë të Skandinavisë dhe Baltikut për disa ditë me radhë, duke bërë që lumenjtë të dilnin nga shtrati e duke mbjellë kaos e shkatërrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat