Provat që po tronditin botën, Putin po përdor një sozi pas grushtit të shtetit, si e nxori zbuluar ora në dorën e tij të djathtë

Evropë

Provat që po tronditin botën, Putin po përdor një sozi pas grushtit të shtetit, si e nxori zbuluar ora në dorën e tij të djathtë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 12:02
Vladimir Putin

Udhëheqësit e shteteve anëtare të grupit BRICS u takuan në Republikën e Afrikës së Jugut dhe kjo shoqatë e lirshme e ekonomive në zhvillim po përpiqet të imponohet si një kundërpeshë ndaj dominimit të Perëndimit në çështjet globale. Krerët e Brazilit, Indisë, Kinës dhe Republikës së Afrikës së Jugut arritën në samit, por jo presidenti rus Vladimir Putin, për të cilin është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për krime të dyshuara lufte në Ukrainë. Putin u lidh me anë të një videoje dhe regjistrimi i fjalimit të tij u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Për herë të parë vërtetohet teza se ai përdor sozi.

Ajo që e vërteton këtë gjë janë lëvizjet e tij të çuditshme. Në një moment Putin ka parë dorën e majtë për të kontrolluar orën, por dihet se presidenti rus mban një orë në dorën e djathtë.  Menjëherë, natyrisht, u shfaqën teoritë se në të vërtetë ishte sozia e tij, ai që harroi se Putini mban një orë në dorën e djathtë. Putin fillimisht shikon dorën e majtë, pastaj kruan kokën i hutuar kur kupton se aty nuk ka orë. Zëvendësuesi i Putinit po bënte një punë kaq të madhe gjatë gjithë kësaj kohe, dhe më pas ai hoqi dorë nga loja sapo u përpoq të gjente orën në dorën e majtë, sepse Putini i vërtetë mban një orë në dorën e djathtë. “Ata nuk i thanë sozisë që mban një orë në dorën e djathtë! “Kur do t'i mësojë FSB dublikantit të Putinit se ai mban një orë në dorën e djathtë?!”, ishin disa nga komentet që u shfaqën në Twitter krahas videos së presidentit të hutuar rus.

Putin po përdor një sozi pas grushtit të shtetit

Pra rrjetet sociale dhe tabloidët po rikthejnë dhe njëherë dyshimet se Vladimir Putin po përdor gjerësisht një sozi së fundmi në daljet e tij në publik. Presidenti rus pak javë më parë dukej shumë i ngurtë teksa buzëqeshte për një moment me mikun e tij, komandantin çeçen Ramzan Kadyrov. Pamja plastike e Putinit ka shkaktuar një mori spekulimesh sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë. Ai u takua me mikun e tij Kadyrov të martën, pak para se t’u drejtohej trupave të tij për shkak të grushtit të shtetit të Grupit Wagner. Despoti 70-vjeçar i tha turmës së gjeneralëve dhe ushtarëve të përzgjedhur me kujdes se kishin ndalur një “luftë civile” dhe “provuan besnikërinë e tyre”.

Një prej pasojave nga marshimi për në Moskë i kryesuar nga Yevgeny Prigozhin, disa sugjerojnë se Putini paranojak mund të ishte fshehur për sigurinë e tij. Udhëheqësi me pamje të lodhur dukej fillimisht i tronditur nga rebelimi, i cili ishte sfida më e madhe për sundimin e tij me grusht të hekurt që kur erdhi në pushtet pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Pasi aleati i tij i vjetër dhe “kuzhinieri i preferuar” Prigozhin iu kthye kundër tij, thuhet se Putini ka dyfishuar trupat për sigurinë e tij. The Sun shkruan se imazhi i tij si prej dylli ka bërë pak për të shuar thashethemet, pasi fytyra e tij duket e zbehtë dhe e hollë, ndërsa ai duket dukshëm i rraskapitur. 

 Pamja e Putin me një fytyrë të zhytur dëshmon një kontrast të fortë me pamjet e fundit, ku tirani shihet me faqe më të plota dhe të fryra. Ai u pa më pas mjaft aktiv disa ditë më parë një udhëtimi në Republikën e Dagestanit mbrëmjen e së mërkurës teksa futej mes turmave në Derbent. Putin, i njohur për mbajtjen e një distancë prej 60 metrash nga ambasadorët dhe përdorimin e tij të tavolinave të gjata për takime – u pa çuditërisht të afrohej tek mbështetësit e tij. Plot energji, ai madje në mënyrë të çuditshme i dha një puthje në kokë një vajze të re, e cila e emocionuar rrëmbeu një selfie me të. Ai përqafoi në mënyrë tronditëse dashamirësit në rajonin e largët ku u prit si një yll “roku”.

Moska hedh poshtë thashethemet

Zëdhënësi, Dmitry Peskov i ka hedhur poshtë pak kohë më parë thashethemet se lideri rus shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke u mbrojtur në një bunker bërthamor. "Ju ndoshta keni dëgjuar se Putini ka shumë sozi që punojnë në vend të tij ndërsa ai ulet në një bunker, por kjo është një gënjeshtër. Ju e shihni vetë se si është presidenti ynë: ai gjithmonë ka qenë dhe është mega-aktiv - ata që punojnë pranë tij vështirë se mund të mbajnë të njëjtin ritëm me të. Sigurisht, ai nuk ulet në asnjë bunker. Edhe kjo është një gënjeshtër", tha Peskov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat