Përdhunoi 16-vjeçaren dhe një kolege, merret vendimi ekstrem për ish-policin

Evropë

Përdhunoi 16-vjeçaren dhe një kolege, merret vendimi ekstrem për ish-policin

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Ish-polici londinez Adam Provan është dënuar sot me 16 vite burg për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare dhe një policeje.

"Ai shpërdoroi pozitën e tij si oficer policie për të fituar besimin e të dyja grave. Veprimet e tij janë jashtëzakonisht të tmerrshme. Jam i sigurt se publiku do të jetë po aq i tronditur dhe i indinjuar nga ofendimet e Provan sa ne jemi këtu”, tha Ndihmës Komisioneri i Policisë së Londrës Louise Rolfe, siç raportohet nga Reuters.

Të dyja rastet e përdhunimit ndodhën gjatë kohës që Provan ishte në shërbim.

Në fillim të këtij viti, një rishikim i pavarur zbuloi se Policia Metropolitane ishte “raciste institucionale, mizogjene dhe homofobike dhe e paaftë për stafin e policisë”.

Një rishikim u kërkua në vitin 2021, pasi një tjetër polic u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat