Po shuante flakët e një banese në Greqi, plagoset zjarrfikësi

Evropë

Po shuante flakët e një banese në Greqi, plagoset zjarrfikësi

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Vazhdojnë zjarret në Greqi të cilat kanë dalë jashtë kontrollit!

Gazetari i Top Channel Artur Bibe i cili po ndjek nga afër zjarret, përmes një video tregon se gjatë tentativës për të shuar flakët e një banese, është plagosur një zjarrfikës, i cili po merr ndihmën e shpejtë nga kolegët e tij.

Vazhdojnë evakuimet në  Agia Paraskevi Menidiu, Kapota dhe Lefanto për shkak të zjarrit që digjet në Parnithë që prej ditës së djeshme. Pak pas orës 13:00 pasdite ka pasur një rigjallërim të ri në Manastirin e Kleistonit.

Sipas njoftimit të Ministrit të Krizave Politike dhe Mbrojtjes Civile Vasilis Kikilias , situata në Parnithë është jashtëzakonisht kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat