Ky ishte mesazhi i fundit i Prigozhin para vdekjes

Evropë

Ky ishte mesazhi i fundit i Prigozhin para vdekjes

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 00:15
Yevgeny Prigozhin

“Ne po punojmë edhe pse është 50 gradë ashtu na pëlqen ne”, këto ishin fjalët e fundit të shefit të Wagner nga Afrika, ku shkoi pas kryengritjes kundër Vladimir Putinit, para se të shpallej i vdekur në rrëzimin e një avioni privat.

Rreth dy muaj pas rebelimit të tij 24-orësh kundër udhëheqjes ushtarake ruse dhe 48 orë para se të vritej, Yevgeny Prigozhin dha ​​një mesazh publik në mediat sociale.

Në video, e cila zgjat rreth 40 sekonda, Prigozhin paraqitet me veshje kamuflazhi dhe duke mbajtur një pushkë sulmi. Ajo është xhiruar në një shtet afrikan, sipas kanalit ‘Grey Zone’ në platformën Telegram.

“Ne po punojmë. Temperatura është 50 gradë, ashtu si na pëlqen”, deklaroi ai. “Wagner Group është i angazhuar në zbulim dhe kërkime. Kjo e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet. Dhe Afrika është edhe më e lirë. Drejtësi dhe lumturi për popujt afrikanë. Makth për IS-in, Al Kaedën dhe grupe të tjera. Ne punësojmë heronj të vërtetë dhe vazhdojmë të përmbushim detyrat që na janë caktuar dhe kemi premtuar se do të kryejmë”, shtoi ai.

Në fund të qershorit, Prigozhin njoftoi se do të marshonte drejt Moskës për të kërkuar që udhëheqja ushtarake ruse të mbajë “llogari” për atë që ai e përshkroi si paaftësi dhe joefektivitet. Kryengritja e mercenarëve përfundoi rreth 24 orë më vonë, pas negociatave të ndërmjetësuara nga Minsku.

Kremlini thuhet se i ka premtuar shefit të Wagner-it imunitet, me një nga kushtet e amnistisë që ai do të zhvendosej në Bjellorusinë fqinje. Megjithatë, Prigozhin në vend të kësaj u rishfaq në margjinat e samitit Rusi/Afrikë në Shën Petersburg në fund të korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat