Sozia e Putinit i jep një çmim sozisë tjetër të tij, ja skena që ka lënë gojëhapur gjithë botën

Evropë

Sozia e Putinit i jep një çmim sozisë tjetër të tij, ja skena që ka lënë gojëhapur gjithë botën

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 08:04
Sozia e Putinit

Ndërsa e gjithë bota po ndiqte lajmet për vdekjen e kreut të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin , i cili ishte në një aeroplan privat që u rrëzua afër Moskës, Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në një aktivitet kushtuar 80-vjetorit të fitores së Trupave sovjetike në Betejën e Kurskut. Ky informacion u përhap shpejt nëpër rrjetet sociale, por një video intrigoi tej mase publikun.

Videoja që tregon Putinin duke dhënë çmime për pjesëmarrësit e operacionit special në Ukrainë u shpërnda edhe nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

"Sozia e Putinit dekoroi sozinë e Putinit?", thuhet shkurt në përshkrimin e videos së publikuar, ku nuk munguan komentet. Kjo është një temë që ka shkaktuar polemika prej vitesh. Mes gjithë këtyre dyshimeve gazetari Mark Toth, me të drejtë pyeti nëse Prigozhin vdiq vërtet në avionin e rrëzuar apo ishte edhe ai sozi.

Hera e fundit që u shkrua për sozia e Putinit ishte në takimin e liderëve të shteteve anëtare të grupit BRICS në Republikën e Afrikës së Jugut. Më pas Putini, i cili iu bashkua takimit përmes video-lidhjes, në një moment pa dorën e majtë për të kontrolluar orën, por dihet se presidenti rus mban një orë në dorën e djathtë. Menjëherë, natyrisht, nisën teoritë se në të vërtetë ishte sozia e tij, ai që harroi se Putini mban një orë në dorën e djathtë.

“Ata nuk i thanë sozisë që mban një orë në dorën e djathtë! “Kur do t'i mësojë FSB dublikantit të Putinit se ai mban një orë në dorën e djathtë?!”, ishin disa nga komentet që u shfaqën në Tëitter krahas videos së liderit të hutuar rus. Kremlini i ka mohuar më parë thashethemet se Putin përdor sozi apo që fshihet në një bunker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat