11 fëmijë u kthyen nga Rusia në Ukrainë

Evropë

11 fëmijë u kthyen nga Rusia në Ukrainë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

11 fëmijë janë kthyer në Ukrainë nga Rusia dhe rajonet e pushtuara.

Lajmin e ka konfirmuar organizata bamirëse, “Save Ukraine”.

“11 fëmijë të tjerë ukrainas u kthyen nga Rusia nga territoret e pushtuara përkohësisht”, tha Mykola Kuleba, kreu i kësaj organizate, shkruan Sky News.

Kjo e çon në 161 numrin total të fëmijëve të kthyer në Ukrainë, sipas statistikave të “Save Ukraine”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat