Putin urdhëron luftëtarët e Wagnerit të nënshkruajnë betimin e besnikërisë pas vdekjes së Prigozhinit

Evropë

Putin urdhëron luftëtarët e Wagnerit të nënshkruajnë betimin e besnikërisë pas vdekjes së Prigozhinit

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:25
Yevgeny Prigozhin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar luftëtarët e Wagner të nënshkruajnë një betim për besnikëri ndaj shtetit rus.

Kjo vjen pas aksidenti vdekjeprurës të një avioni ku besohet të ketë mbetur i vdekur, Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar, Wagner, shkruan Reuters.

Putin nënshkroi dekretin që sjell ndryshimin me efekt të menjëhershëm të premten pasi Kremlini tha se sugjerimet perëndimore se Prigozhin ishte vrarë me urdhër të tij ishin një “gënjeshtër absolute”.

Kremlini nuk pranoi të konfirmojë përfundimisht vdekjen e tij, duke përmendur nevojën për të pritur rezultatet e testit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat