Shtëpia e horrorit në Kherson!

Evropë

Shtëpia e horrorit në Kherson!

Nga: H.R Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:50
Gazetari Oleh Baturyn

Krimet e luftës në një shkallë të madhe tani po zbulohen në Khersonin e çliruar. TV 2,  u lejua të vizitoj ish dhomat e torturave në qendrën e paraburgimit në Kherson.

Ndërtesa e rrethuar me mure t’larta dhe tela gjembor, tani është bosh, por gjurmët e torturave, (gjatë nëntë muajve të errët) vërehen kudo nëpër mure dhe dysheme,  të spërkatura me njolla gjaku të cilat nuk mund të shlyhen!

- Ata të cilët u mbyllën këtu nuk kishin bërë asgjë të keqe, andaj të vetmet dyshime ishin mesazhet dhe fotot në telefonat e tyre për t'i arrestuar, thotë Andriy Kovaniy, i cili është një oficer policie në Kherson.

Për sa  ata ishin këtu, u torturuan në mënyrat më ç’njerzore, u lidhëm me tela  nga veshët, duart dhe organet gjenitale, pastaj u ngacmuan me  energji elektrike. Ua thyen edhe dhëmbët, krahët dhe këmbët, duke u derdhë ujë në fyt përmes një lecke, në mënyrë që të ndiheshin sikur po mbyten. Metodat ishin të llojllojshme dhe barbare, thotë polici A. Kovaniy.

Në dhomën e marrjes në pyetje në katin e parë, karriga dhe tavolina ishin të lidhura me bulona në dysheme, përderisa në të djathtë, torturuesit mund të lidhnin pajisjet e tensionit elektrik.

Shtëpia e horrorit ishte qendra e paraburgimit me skena të abuzimit, ndaj më shumë se 300 civilëve ukrainas të arrestuar nga forcat ruse!

Policia ukrainase ka nisur një hetim të gjerë për rastin.

Këtu kishte qenë i burgosur edhe Oleh Baturyn….)

Gazetari në fjalë, nuk arriti të largohej me kohë nga Kherson…dhe një ditë në fillim të marsit 2022 e  arrestuan! 

-Torturat ishin psiqike dhe  fizike, godititjet me kondakë pushke në këmbë, krahë dhe në bark, duke m’i thyer edhe katër brinjë.

- Më thanë, se mund t'i them lamtumirë profesionit të gazetarit dhe jetës…)

- Gjatë gjithë kohës dëgjoheshin britmat e të burgosurve të tjerë nga dhomat përreth, kjo ishte absolutisht e tmerrshme. 

Pas më shumë se një jave në ato dhomat e torturës, Oleh u lirua, por me një mesazh të qartë se rusët nuk kishin mbaruar punë me të.

Më pas,  ai e kuptoi se duhej të largohej nga qyteti i pushtuar për të arrit më fund në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Këto grafite në murin e njërës prej qelive, rusët kanë shkruar “Rroftë Spetsnaz”, emërtim për forcat speciale ruse që luftojnë në Ukrainë.

Ndër të tjera, të burgosurit duhej të mësonin përmendsh himnin kombëtar rus për t'i shpëtuar dënimit!

Sot, Oleh Batyrin vazhdon profesionin dhe aftësinë e tij gazetareske për të zbuluar se kush e kishte keqtrajtuar!

Ai kishte arritur të kapte një imazh të shkurtër prapa atyre kapelave finlandeze që mbanin në kokë torturuesit.

-Dy persona janë akuzuar tani nga policia ukrainase, por në total, nëntë rusë me emër dhe mbiemër dhe një  bashkëpunëtor ukrainas janë në kërkim, thotë Anastasia Vesilovska nga zyrja e prokurorit të shtetit.

Janë kryer shumë krime të tjera lufte, gjatë sundimit të Khersonit.

- Vetëm në qarkun Kherson, deri më tani kemi regjistruar më shumë se 17,000 raste dhune dhe abuzimi ndaj banorëve civilë, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat