Arrestohen dy persona për zjarrvënie në Greqi

Evropë

Arrestohen dy persona për zjarrvënie në Greqi

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Zyrtarët grekë të zjarrfikësve kanë arrestuar dy persona për zjarrvënie, pasi po vazhdon të ketë zjarr në gjithë Greqinë.

Dy të arrestuarit dyshohet se kishin ndezur qëllimisht zjarre, shkruan APNews.

Personi i parë u arrestua në Evia pasi dyshohet se i vuri zjarrin qëllimisht barit të thatë në zonën e Karystos.

Ndërsa personi i dytë u arrestua në zonën e Larisës në qendër të Greqisë, gjithashtu për dyshimin se i kishte vënë zjarrin qëllimisht barit të thatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat