Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm: Perëndimi po i shtyn të gjithë drejt luftës së tretë botërore

Evropë

Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm: Perëndimi po i shtyn të gjithë drejt luftës së tretë botërore

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 16:00
Dmitry Medvedev

Perëndimi po i shtyn të gjithë drejt Luftës së Tretë Botërore, duke injoruar sinjalet nga Moska, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, në një intervistë.

"Sinqerisht, do të kishte qenë më mirë që ata t'i kishin dëgjuar sinjalet.

Në çdo rast, botës nuk do t'i duhej të përballej me kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore. Në fakt, kundërshtarët tanë janë duke i shtyrë të gjithë"
, tha Medvedev.

Gjithashtu ai tha se përgjigjia e ashpër e Rusisë në ngjarjet që përfshinin Gjeorgjinë në vitin 2008 duhet të kishte shërbyer si një sinjal i fortë për SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, ku duhet të dëgjonin me patjetër shqetësimet e Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat