Aksident 1 milionë paund në Angli, makinat luksoze bllokojnë rrugën pas përmbysjes së karrotrecit

Evropë

Aksident 1 milionë paund në Angli, makinat luksoze bllokojnë rrugën pas përmbysjes së karrotrecit

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 17:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Nëntë makina luksoze me vlerë më shumë se 1 milion paund u përmbysën në rrugë pasi karrotreci në të cilën ata ndodheshin pësoi aksident.

Karrotreci me automjetet e shtrenjta që përfshinin një Lamborghini, Aston Martin dhe BMW, ishte në A20 pranë Farningham, Kent në Angli kur ndodhi incidenti.

Drejtuesi i karrotrecit ka pësuar dëmtime të lehta, sipas autoriteteve britanike. Disa nga makinat që ndodheshin në të shiten për qindra mijëra paund. Një Lamborghini Huracan e kuqe shitet për mbi 150,000 £ ndërsa një Jaguar F-Type i zi, që ishte gjithashtu në karrotrec, shitet nga 62,000 £.

Modelet më të shtrenjta mund të kushtojnë deri në 108,000 £. Ndërkohë, një Aston Martin DB11, që ishte gjithashtu në automjet, shitet me një çmim duke filluar nga 152,000 £.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat