Funerali i Prigozhin mbahet sot nën masa të rrepta sigurie, Putin nuk merr pjesë

Evropë

Funerali i Prigozhin mbahet sot nën masa të rrepta sigurie, Putin nuk merr pjesë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Oficerët e zbatimit të ligjit në Rusi janë parë duke ruajtur një varrezë në Shën Petersburg, ndërsa shtohen spekulimet se funerali i Yevgeny Prigozhin mund të mbahet sot.

Siguria ishte e rreptë rreth hyrjes së varrezave Serafimovskoe këtë mëngjes, por disa njerëz u fotografuan duke u përpjekur të hynin në varreza me lule.

Ngjarjet vijnë pasi ditët e fundit u shfaqën fotografi të publikut, duke kryer homazhe dhe lënë lule e qirinj në një vend përkujtimor për Prigozhin në Moskë.

Image
Pamje

Putin nuk ka në plan të marrë pjesë në funeralin e liderit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai u tha gazetarëve se Kremlini nuk ishte në dijeni për organizimet e planifikuara të funeralit, duke thënë se kjo ishte një çështje familjare.

Komiteti hetues i Rusisë të dielën konfirmoi se Prigozhin ishte në mesin e njerëzve të vrarë në rrëzimin e avionit  të mërkurën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat