Rusia mban zgjedhjet lokale në Ukrainën e pushtuar, politikani: Qytetarët kërcënohen me automatikë të votojnë

Evropë

Rusia mban zgjedhjet lokale në Ukrainën e pushtuar, politikani: Qytetarët kërcënohen me automatikë të votojnë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 07:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rusia ka filluar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Ukrainën e pushtuar në një përpjekje për të çimentuar autoritetin e Moskës.

Votimet po mbahen në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, pavarësisht se Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë prej tyre. Presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjedhur guvernatorët nga politikanët veteranë pro-rusë.

“Zyrtarët e instaluar nga Rusia do të ecin nga shtëpia në shtëpi, siç bënin më parë, duke folur me njerëzit. Aty pranë qëndrojnë dy ushtarë, me automatikë dhe i thonë popullit se duhet të votojnë.

Është e qartë se nuk ka besim nga njerëzit ndaj këtij procesi, i cili duhet të quhet zgjedhje e rreme,” tha kryebashkiaku ukrainas në mërgim i Mariupolit, Vadym Boichenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat