Publikohet video nga momenti kur një i panjohur i “ngul” shiringën 26-vjeçares!

Evropë

Publikohet video nga momenti kur një i panjohur i “ngul” shiringën 26-vjeçares!

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Protothema.gr publikon një videodokument të momentit kur një i ri i “ngul” një shiringë në këmbë një vajze 26-vjeçare në Kaisariani.

Sulmi ka ndodhur pak pas orës 21:00 të së premtes dhe siç shihet në video, sulmuesi i panjohur fillimisht e shikon vajzën, më pas i afrohet asaj dhe papritmas ia ngjit shiringën, e cila përmbante një lëng të bardhë.

Shikoni videon:

Burri më pas ikën.

Sipas informacioneve, menjëherë pas sulmit gruaja fatkeqe ka shkuar në spital ku mjekët kanë ekzaminuar nëse ndonjë lëng i rrezikshëm ka kaluar në trupin e saj.

Skenari më i mundshëm është që autori të ketë spërkatur spermë mbi vajzën.

Videoja është nga një kamera sigurie e një dyqani lokal dhe është në duart e policisë, e cila ka nisur kërkimin për gjetjen e personit.

Nga përshkrimi që ka bërë viktima e ngjarjes, nuk mund të përjashtohet që sulmi të ketë qenë “i verbër” dhe të mos kishte për qëllim pikërisht vajzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat