Moska do të “digjet”, Ukraina mund të godasë 1500 kilometra larg, ja armët e Kievit që po tmerrojnë rusët

Evropë

Moska do të “digjet”, Ukraina mund të godasë 1500 kilometra larg, ja armët e Kievit që po tmerrojnë rusët

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 07:13
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ukraina po tregon gjithnjë e më shumë vetëbesim në fushë-betejë. Lajmet dhe pamjet e dëmeve të shkaktuara nga dronët në territorin rus, përfshirë edhe Moskën, kanë qenë “kryefjala” e muajve të fundit. Por tani Kievi është gati të nxjerrë armë të prodhimit të vet, të afta për të goditur edhe më intensivisht dhe në distanca të mëdha.

Ukraina ka zhvilluar në mënyrë aktive programin e saj të raketave dhe teknologjinë e dronëve që nga viti 2020, duke e bërë që gjuajtja e objektivave në Rusi të vendosura deri në 1500 kilometra larg Ukrainës të mos jetë më sfidë, siç deklaroi Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes. të Ukrainës.

Në një intervistë për Radion Ukrainase, Danilov pohoi se ushtria ukrainase sulmon vetëm objektet ushtarake ruse, jo ato civile. Ai argumentoi se distancat nga 700 deri në 1000 apo 1500 kilometra nuk do të ishin problem për ushtrinë ukrainase.

“Për këtë kanë punuar një numër i konsiderueshëm specialistësh dhe po bëhet që ne të mbrojmë vendin tonë”, theksoi Danilov. Ai tha po ashtu se komanda ushtarake ukrainase cakton vetëm "objektiva legjitime" gjatë luftës.

“Ukraina nuk mund të kontrollojë aktivitetet e disa guerilasve që fshihen në pyje dhe janë të pakënaqur me regjimin, në territorin rus. Këta njerëz kanë të drejtë të përdorin mjete të përshtatshme të shkatërrimit në territorin e tyre”, tha Danilov.

Ai përmendi, për shembull, rafineritë e naftës si objektivat e tyre të mundshëm. Në intervistë, Danilov deklaroi gjithashtu se “armatimet e përdorura në territorin rus kanë “kombësi” ukrainase”, duke iu referuar kështu mesa duket sulmeve me drone në “zemër” të Rusisë që kanë rritur ndjenjën e frikës në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat