Vuçiq shfaqet duke ngrënë sanduiç në zyrë bashkë me dy ministra, pasi ua caktoi produkteve vetë çmimet

Evropë

Vuçiq shfaqet duke ngrënë sanduiç në zyrë bashkë me dy ministra, pasi ua caktoi produkteve vetë çmimet

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:00
Aleksander Vuçiq

Kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ditë më parë është shfaqur në një konferencë për media me një shportë me gjëra ushqimore. Ai kishte treguar se në marrëveshje me tregtarët dhe prodhuesit, 20 produkte bazike do të kenë çmim më të lirë dhe do të jenë të shënuar me tiketa.

Ndërkohë sot në profilin e tij në “Instagram” ka publikuar një video bashkë me dy ministrat Sinisa Mali dhe Tomislav Mamiroviq, duke ngrënë nga një sanduiç me sallam dhe majonez.

Siç ka shkruar Vucic në profilin e tij në “Instagram’, ata kanë shkuar vetë në dyçan për t’i blërë ato produkte , përfshirë edhe jogurt dhe bukë.

Gjysmë kilogrami sallam shtëpiake, dy bukë, dy litër jogurt dhe dy majonezë të blera nga Vuçiq dhe ministrat kanë kushtuar 585 dinarë, apo përkthyer në euro 9,50 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat