Pas Estonisë, edhe Finlanda ndalon makinat me targa ruse

Evropë

Pas Estonisë, edhe Finlanda ndalon makinat me targa ruse

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Finlanda është e fundit në një listë në rritje të vendeve që ka ndaluar hyrjen e automjeteve me targa ruse në territorin e saj.

Vendi iu bashkua tre shteteve baltike Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, vendim i cili do të hyjë në fuqi nga mesnata.

Estonia tha se vendimi i saj për të zbatuar ndalimin ishte pjesë e sanksioneve të reja të BE-së të vendosura ndaj Moskës më 8 shtator.

Sipas direktivës së re të BE-së, automjetet e regjistruara në Rusi nuk lejohen më të hyjnë në territorin e bllokut prej 27 anëtarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat