Ukraina merr 10 variante suedeze të tankeve Leopard

Evropë

Ukraina merr 10 variante suedeze të tankeve Leopard

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Dhjetë variante suedeze të tankeve Leopard 2A5, të njohura si Stridsvagn 122, kanë mbërritur në Ukrainë.

Tanket drejtohen nga ekuipazhe ukrainase të trajnuar në Suedi, shkruan Sky News.

Komandanti i Operacioneve të Shtabit të Ushtrisë suedeze, Mats Ludvig, tha: “Ne u kemi dhënë atyre gjithçka që mundemi për sa i përket materialit të madh dhe njohurive të mira.

Vendimi i Suedisë për të dërguar tanket u njoftua në shkurt.

Disa aleatë të tjerë i kanë dhënë Ukrainës tanke Leopard 2, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Spanjën, Portugalinë, Kanadanë dhe Danimarkën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat