“Mosmarrëveshja për drithërat në Ukrainë”, ministri i Jashtëm i Hungarisë do të takojë Lavrov

Evropë

“Mosmarrëveshja për drithërat në Ukrainë”, ministri i Jashtëm i Hungarisë do të takojë Lavrov

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:21
Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto këtë të premte do të takohet me homologun e tij rus Sergey Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së . ndërkaq kujtojmë se mosmarrëveshjet mes Kievit dhe Budapestit vijojnë.

Mediat e huaja shkruajnë se Viktor Orban gëzon lidhje të ngushta me regjimin e Vladimir Putin dhe bisedimet e mëtejshme midis vendeve në Nju Jork mund të shtojnë javën e tensionuar tashmë të Presidentit Zelenskyy pas refuzimit të Polonisë për të furnizuar me armë të tjera.

Hungaria ka ndjekur me paqartësi sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, por më parë ka protestuar për zbatimin e tyre.

Në prill një zyrtar amerikan shkoi aq larg sa sugjeroi se Hungaria po mbështeste në mënyrë aktive makinën ruse të luftës.  Hungaria gjithashtu prezantoi një ndalim për importet e grurit ukrainas në interes të mbrojtjes së industrisë së saj bujqësore javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat