Rrahje masive mes kamarierëve dhe klientëve të një restoranti në Venecia

Evropë

Rrahje masive mes kamarierëve dhe klientëve të një restoranti në Venecia

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup kamarierësh janë rrahur brutalisht me klientët në restorant në sheshin Shën Marku në Venecia.

Reklama

Mediat italiane raportojnë se shtatë kamarierë janë përleshur me katër shtetas të huaj, e videon e ka realizuar njëri nga kalimtarët e shumtë të rastit.

“Çfarë po ndodhë? Oh Zot”, dëgjohet duke thënë dikush derisa para syve të tij kamarierët rriheshin me klientët.

Në video shihet kamarieri duke e shtyrë klientin përmes tavolinës dhe e godet disa herë. Kolegu i tij më pas ndërhynë nga mbrapa dhe e godet klientin tjetër.

Njëri nga të pranishmit tërë kohën mundohet se mbrohet duke e mbajtur tavolinën para vetes.

Rrahja filloi pasi disa kamarierë shtynë klientin pas një grindje verbale. Klientët atëherë iu kundërvunë dhe shtynë kamarierin ku shpërtheu rrahja masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat