Tërmeti godet Napolin, italianët alarmohen se mund të “aktivizohet” vullkani – publikohen pamjet

Evropë

Tërmeti godet Napolin, italianët alarmohen se mund të “aktivizohet” vullkani – publikohen pamjet

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 18:23
Tërmeti në Itali

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4 ballë magnitudë goditi rajonin italian të Napolit që njihet për aktivitetet vullkanike, duke bërë që banorët të kaplohen nga paniku dhe të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.

Tërmeti u përcoll nga disa pastërmete me fuqi më të vogël shkatërruese, megjithatë mjaftoi kjo shkundje që të shkaktohen dëme materiale dhe banorët të frikësohen për jetën e tyre, dhe ideja se mund të vijë deri te shpërthimi i vullkanit në këtë rajon.

E është pikërisht Campi Flegrei në Napoli që njihet për aktivitetet vullkanike të shpeshta, u godit dhe filloi të rikthej frikën tek qytetarët se mund të ndodhë ndonjë shpërthim vullkani.

Campi Flegrei është super vullkani më i madh aktiv në Evropë – ku në këtë rajon jetojnë mbi gjysmë milioni njerëz dhe do të ishte rrezik tejet i madh nëse vjen deri te shpërthimi.

E kjo frikë vjen si pasojë e një studimi të bërë në qershor nga Instituti Kombëtar për Gjeofizikë dhe Universiteti i Londrës, që konstatuan se vullkani është shumë pranë “pikës shpërthyese”.

E javën e kaluar një tërmet tjetër prej 4.2 shkallë magnitudë u regjistruar në rajonin e Romës që po konsiderohet si më i fuqishmi në 40 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat