Të gjithë e shmangën Gerhard Schroderin në përvjetorin e ditës së bashkimit të Gjermanisë

Evropë

Të gjithë e shmangën Gerhard Schroderin në përvjetorin e ditës së bashkimit të Gjermanisë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 18:24
Gerhard Schroder

Miku i presidentit rus, Vladimir Putin dhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder ishte ulur veçmas nga të gjithë politikanët në kremtimin e përvjetorit të 33-të të ribashkimit të Gjermanisë.

Bild shkruan se askush nuk donte të ishte në të njëjtin kuadër me 79-vjeçarin.

Pranë ish të parit të qeverisë gjermane ishte ulur vetëm gruaja e tij, So-yeon Schroder-Kim.

Kujtojmë se në vendlindje, Schroder kritikohet për korrupsion, lobim për interesat ruse dhe punë në korporatat shtetërore ruse.

Politikani dhe ish-kancelari socialdemokrat gjerman në periudhën 1998-2005 e ka mbrojtur në të kaluarën në shumë raste mikun e tij rus, Putin, duke pretenduar se ai është “100 për qind demokrat”.

Ai u shpërblye për besnikërinë lideri rus me një sërë pozicionesh shumë fitimprurëse në kompanitë shtetërore ruse të energjisë si Gazprom apo Rosneft.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat