Tragjedia e rëndë në Itali/ Reagon kryebashkiaku i Venecias dhe zbardh detaje tronditëse

Evropë

Tragjedia e rëndë në Itali/ Reagon kryebashkiaku i Venecias dhe zbardh detaje tronditëse

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 22:44
Luigi Brugnaoro, Kryetari i Bashkisë së Venecias

Luigi Brugnaoro, Kryetari i Bashkisë së Venecias ka folur për mediat pasditen e sotme pas aksidentit tragjik të ndodhur në Itali. Kryebashkiaku jep detaje se autobusi ishte duke transportuar turistë në një kamping dhe në bord kishte shumë të huaj midis tyre dhe fëmijë.

Nga ana tjetër në fjalën e tij ai thotë se mes 21 viktimave ka edhe fëmijë dhe gjatë shpëtimit janë gjetur dokumenta ukrainase.

"Duket se është një autobus i rregullt, por që përdoret për të transportuar turistë në një kamping. Duket se në bord kishte shumë të huaj, duke përfshirë fëmijë.

Ne gjetëm disa dokumente ukrainase. Ata po nxjerrin kufomat e fundit duket se disa u shpëtuan." tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat