Së paku 49 të vrarë nga një sulm rus ndaj civilëve në Harkiv

Evropë

Së paku 49 të vrarë nga një sulm rus ndaj civilëve në Harkiv

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:04
Pamje të pasojave të sulmit rus në Harkiv, Ukrainë, 5 tetor 2023.

Së paku 49 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi rus ndaj civilëve në rajonin e Harkivit në Ukrainë, thanë të enjten autoritetet ukrainase.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në rrjetin social X se:

"Rusia qëllimisht dhe në mënyrë barbare i sulmoi caqet civile – një kafene dhe një dyqan në fshatin Hroza në rrethinën Kupiansk”.

Në sulm u vranë së paku 49 njerëz, përfshirë një fëmijë, dhe u plagosën gjashtë të tjerë, tha Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat